Disa nga vogëlushët e kopshtit “Do Re Mi” janë bërë bashkë dhe në kushte izolimi u kanë kënduar bluzave të bardha, heronjve të palodhur të kësaj lufte me një armik të padukshëm.
Vogëlushët kanë përshëndetur punën e stafit mjekësor me “Këngën e mjekut” të Anita Takes.
Megjithëse të izoluar prej më shumë se një muaji në shtëpi dhe pa pasur mundësi të frekuentojnë kopshtin dhe të takohen me shokët e shoqet e tyre të lodrave, fëmijët, pavarësisht moshës së mitur, e kanë kuptuar se lufta me koronavirusin po fitohet falë përkushtimit të mjekëve dhe ndërgjegjësimit të të gjithë qytetarëve.
Videoja muzikore, ide e Ilda Memës, është realizuar falë bashkëpunimit të Tim Dokës, kompozitorit Ylli Ramzoti dhe me mbështetjen e përkushtimin maksimal të disa prindërve.





