Kosovë, 15 korrik 2014 – Humbja e Argjentinës është përjetuar rëndë edhe në Kosovë. Madje, kishte edhe prej atyre që kanë qarë për humbjen 1:0 të Lionel Messit me shokë nga Gjermania, në finale të Botërorit.
Njëri prej tyre ishte edhe vogëlushi kosovar, i cili quhet Endrit. 6 vjeçari duke qarë e fyen Lionel Messin, nga i cili priste së paku një gol, ndërsa e hedh në tokë fanellën e yllit argjentinas (të Barcelonës).
Për inat të Messit, ai do ta vesh fanellën e Robbenit të Holandës dhe Lahmit të Gjermanisë.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





