Bebushi shqiptar Alessandro është fëmija i parë i lindur për vitin 2021 në Itali.
Prindërit e tij kanë tërhequr vëmendjen e medias italiane “Tgcom”, e cila i ka marrë një prononcim të shkurtër mamasë së Alessandro-s, Emanuelës. Ajo është shprehur shumë e gëzuar për ardhjen e djalit në jetë në çastet e para të vitit 2021.
“Ishte një gëzim për të gjithë punonjësit e maternitetit të Romës, të gjithë së bashku festuam dhe djali është mirë. Unë, babai Maksim dhe vëllai 4-vjeçar, jemi shumë të lumtur me këtë shpresë që Alessandro ka sjellë. Tani ai dhe unë mezi presim të shkojmë në shtëpi”, tha ajo.





