Shumë fëmijë shqiptarë po tregojnë talentin e tyre në diasporë. I tillë është Nuel Ramaj, i cili ka impresionuar publikun zviceran, shkruan albinfo.ch.

Nueli është vetëm 10-vjeçar dhe së fundi ka lançuar një video klip me titullin “With You” (Me ty).

Kënga është mjaft e pëlqyeshme, duke marrë edhe kritika pozitive, ndërsa në të kaluarën ka marrë pjesë edhe në disa gara e spektakle.

Nueli ka lindur më 21 dhjetor 2007 në Münsterlingen të Zvicrës, e tani jeton në Romanshorn.

Prindërit e tij janë nga Kosova, dhe kanë shkuar në Zvicër nga Vitia në vitin 1989. Ata u shprehën për Albinfo.ch se, synimet e Nuelit janë të mëdha për të ardhmen dhe nga ai pritet shumë.