Ndoshta do t’ju duket e habitshme, por një vogëlushe vetëm 12 ditëshe në SHBA ka hequr dhëmbin e saj të parë. Isla-Rose Heasman-it i kishte dalë dhëmbi i saj i vetëm që kur ishte në barkun e nënës.

Ndërkohë që nëna e vogëlushes është shprehur se nuk i shkonte mendja kurrë të vinte tek dentisti për t’i hequr dhëmbin vajzës së saj të porsalindur shkruan BBC. Mjeku stomatolog që u mor me heqjen e dhëmbit u shpreh se Isla-Rose ishte pacientja e tij më e vogël dhe se rasti i saj ishte shumë i rrallë.

“Gjendja premature e dhëmbit ishte e rrezikshme për vogëlushen, pasi e pengonte në ushqyerjen me gji. Por edhe mund të shkulej vetvetiu dhe të hynte në mushkëri gjë që mund të rrezikonte dhe jetën e saj”– ka thënë mjeku.

Gjilpëra me anestezi është shumë e rrezikshme për një bebe dhe mjekët gjetën një tjetër zgjidhje. Ata ia lyen gojën me një krem që ia mpinte vendin dhe ia hoqën dhëmbin pa asnjë problem vogëlushes, Isla-Rose.