Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Kalithea të Greqisë. Një 2-vjeçare shqiptare po lufton per jetën, pasi ra aksidentalisht në shatërvanin e sheshit “Kyprou”. Pas këtij incidenti në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia, të cilët kanë nxjerrë fëmijën nga shatërvani dhe i kanë dhënë ndihmën e parë.

Ajo është dërguar drejt spitalit për të marrë ndihëm e specializuar mjeksore, por autoritetet bëjnë me dije se gjendja e saj shëndetësore është kritike. Mediat greke shkruajnë se, vogëlushja ndodhej me babain e saj në sheshin ku ndodhi ngjarja. Në një moment fëmija duket se i ka shpëtuar vëmendjes së prindërve dhe në rrethana ende të paqarta, ka rënë në shatërvan.

Dy prindërit shqiptarë, babai 26-vjeçar dhe nëna 23-vjeçare, janë arrestuar nga policia greke. Ata akuzohen për neglizhencë ndaj të miturës dhe pritet të dërgohen në prokurori për të sqaruar se si fëmija përfundoi në shatërvan.