Një ngjaje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme, ku një vajzë 2 vjeçe është gjetur e vdekur në banesën e saj.

Sipas njoftimit të policisë, foshnja e mitur N.S., 2 vjeçe është gjetur pa shenja jete në banesë në rrugën “Petro Nini Luarasi” në Tiranë.

Vogëlushja 2-vjeçare po flinte në krevatin e saj kur prindërit e kanë gjetur pa shenja jete.

Dyshohet se e mitura ka gjetur vdekjen për shkaqe natyrale pasi në trupin e saj nuk janë gjendur shenja dhune.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vdekjen natyrale.