Deri para një jave, Jason Dodge ishte treguar përherë i kujdesshëm me kafshët. Nuk kishte future asnjë qen në shtëpi. Por pak ditë më parë, ai vendosi të merrte një pitbull, që tregohej shumë i dashur me djalin e tij.
Pesë ditë më pas, pitbulli shkaktoi një tragjedi në familjen nga Oklahoma.
Vajza 3-vjeçare Rylee Marie u kafshua për vdekje nga qeni, nën sytë e gjyshes së saj, që nuk mundi ta shmangte tragjedinë.
Kur policia mbërriti në shtëpinë e Dodge, qeni iu vërsul edhe një polici dhe ky I fundit e qëlloi duke e lënë të vrarë.
Ndërkohë, Jason, i shkatërruar nga humbja e së bijës, ka shkruar në Facebook një postim shumë prekës.
“Më ka marrë malli. Më vjen keq për atë që të ndodhi. Kisha premtuar që s’do të lejoja askënd të të bënte keq, por nuk ia dola të të mbroja. Do të të dua përgjithmonë dhe kjo gjë nuk do ndryshojë asnjëherë”,- shkruan Jason.





