Lënë vogëlushen e tyre 3 vjeçe pa ngrënë dhe e filmojnë, ndërsa ajo u lutet për ta ushqyer.

25-vjeçari Miller Costello dhe 23-vjeçarja Brenda Emilie kanë përfunduar pas hekurave në shtetin Utah, në SHBA, me akuzën e vrasjes dhe keqtrajtimit të një fëmije shumë të vogël.

Të dy e kanë ofenduar dhe rrahur vogëlushen, duke e lënë edhe pa ngrënë dhe në fund kanë kryer aktin e tmerrshëm, e kanë vrarë për të shpëtuar prej saj.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2017, por gjyqi ndaj tyre po zhvillohet këto ditë.

Prindërit që duhet të kujdeseshin për mirërritjen e Angelina-s, e kanë abuzuar vogëlushen në të gjitha format e mundshme.

Në një nga videot që janë shfaqur në sallën e gjyqit duket vogëlushja që qan, ndërsa han qepë dhe nga hunda i del gjak.