Një vajzë po përballet me “ferrin” për shkak të një gjendje të rrallë që e bën lëkurën e saj të duket si gur. 7-vjeçarja Rajeshwari, e cila jeton në shtetin indian të Chhattisgarh, vuan nga një gjendje e pashërueshme e quajtur iktoza që bën që lëkurën e saj me luspa.
Sëmundja i mbulon krahët, këmbët dhe pjesën më të madhe të shpinës duke e bërë të dhimbshme që ajo të ecë apo të ulet. 7-vjeçarja udhëton në një qytet aty pranë për të marrë mjekime.
Iktoza zakonisht nuk është e rrezikshme për jetën, por nuk ka kurë dhe pacientët vuajnë nga simptomat përgjatë gjithë jetës. Zakonisht sëmundja trashëgohet, por edhe mund të lidhet me probleme të tjera shëndetësore.





