8-vjeçarja nga SHBA-ja, e cila ka mbetur e djegur keq pasi shtëpia e saj u përfshi nga flakët 2 vjetw më parë ka marrë një surprizë të mrekullueshme për Krishtlindje.
Vogëlushes nga New York-u, postieri i doërzoi mijëra letra dhe kartolina urimi nga mbarë Shtetet e Bashkuara.
Safyre Terry, e cila mundohet të fshehë shënjat e djegies në fytyrën e saj, që i vrau babanë dhe 3 vëllezërit, e motra tha se nuk priste kaq shumë letra nga njerëzit, që iu përgjigjën apelit në Facebook.
Tezja e saj, Liz Dodler, bëri një apel përmes rrjetit social Facebook, që njerëzit ta uronin vogëlushen për Krishtlindje, që ajo të ndihej e dashur nga njerëzit.”
Është e jashtëzakonshme, kaq shumë njerëz në botë, e kanë uruar mbesën time për Krishtlindje dhe është kaq e bukur”- ka thënë Dodler.
Postieri tha se është e jashtëzakonshme që brenda kaq pak orësh shumë letra kanë mbërritur në zyrën postarë, ndërsa shumë të tjera priten të vijnë deri me 25 dhjetor, ditën e Krishtlindjeve.