Me muzikë ka filluar të merret vitet e fundit, ndërsa sot është ndër emrat më të suksesshëm.
Bëhet fjalë për një ndër artistet më energjike që ka estrada shqiptare, këngëtarja Filloreta Raçi e njohur në publik si Fifi.
Së fundi, Fifi ka qenë pjesë e festivalit “Kënga Magjike” ku u paraqit me këngën “Zhurmë” dhe që zuri vendin e tretë.
Në llogarinë e saj në Instagram, Fifi ka postuar një fotografi të cilën e ka ndarë nga arkiva e fëmijërisë.
Në atë imazh, shihet Fifi e vogël që vështirë është ta njohësh, kjo pasi aty u shfaq me flokë të shkurtëra.





