SHBA – Bëri sikur kishte vdekur, për t’i shpëtuar çmendurisë vrasëse të Adam Lanza-s. Një vajzë e vogël, që ka mbetur anonime, është e vetmja e mbijetuar e tragjedisë së regjistruar në Newtown, në të cilën humbën jetën 20 të mitur. Historinë e saj e publikuar Daily Mail.
Një vajzë vërtet kurajoze, që pavarësisht moshës së vogël “luajti” me vdekjen për të mbetur e gjallë.
Ndërsa shokët e saj u vranë nga Lanza, ajo u fsheh mes trupave të tyre, përpara se të largohej e mbuluar me gjak nga koha deri tek këmbët nga shkolla e saj fillore Sandy Hook.
Megjithëse ishte e shokuar nga ajo që kishte parë, sapo takoi të ëmën i tha: “Mama jam mirë, por të gjithë miqtë e mi kanë vdekur”.
Historia e saj nisi të qarkullojë në media, pasi e ëma e vajzës u takua me pastorin lokal Jim Solomon, i cili tha: Familja e vogëlushes po bën gjithçka që ka mundësi për ta qetësuar.
“Pavarësisht lumturisë se bija e tyre shpëtoi gjallë nga masakra, prindërit e saj provojnë një ndjenjë faji, sepse janë të vetmit që patën fatin e mirë të përqafonin sërish bijën e tyre”,- thotë Solomon.