LONDER, 4 prill 2013 – Princi William është figurë shumë e dashur në popull, por këtë herë ai është zënë ngushtë.
Një vajzë e vogël refuzoi ta puthte dhe videoja e këtyre momenteve po bën xhiron e botës.
Gjithsesi William e priti me buzëqeshje refuzimin e puthjes. Pasardhësi i fronit mbretëror ishte këto ditë në Skozi së bashku me bashkëshorten Kate Midleton.
Tabloidët britanikë u vunë në garë për të gjetur markën dhe çmimin e palltos së Kate. Veshja si përfundim rezultoi se vlente 425 stërlina.
/m.b. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





