Disa orë pas reagimit të kryebashkiakes në detyrë të Durrësit, lidhur me protestën e të rinjve dhe dëmtimin e dekorit të festave, ka ardhur reagimi nga selia blu e qytetit bregdetar.
Drejtuesi i departamentit të Pushtetit Vendor, Petro Vokopola, në një status në rrjete sociale shkruan se duhet kurajo e madhe të flasësh në emër të durrsakëve, në një kohë kur drejtuesja e bashkisë është e pamandatuar.
Sipas tij, revolta nuk do të ndodhte nëse bashkia do bënte punën e saj.
“Nqs Bashkia do të kishte qenë pak më ndjeshme ndaj këtyre të rinjve ata sot nuk do te ishin rrugëve por në Parkun sportiv që ju e tjetersuat në blloqe pallatesh, nëper salla koncertesh, teatrosh apo aktivitete të ndryshme edukative që këtij qyteti i mungojnë.” – shkruan Vokopola.
Duke vënë theksin në akuzën e vazhdueshme për mungesën e gjelbërimit dhe betonizimin e qytetit bregdetar, Vokopola shkruan “Mos bëni të indinjuarin sot për djegien e “pemës plastike” ndërkohë që nga ana tjetër ju nuk latë pemë pa shkulur me gjithë rrenje në këtë qytet!”
Postimi i Vokopolës:
Të flasësh në emër të durrsakëve është kurajo e madhe e aq më tepër nga një n/kryetare bashkie e pa mandatuar. Nuk…
Posted by Petro Vokopola on Saturday, December 12, 2020
Postimi i Sakos:
Çdo njeri ka të drejtë të protestojë, por dhuna dhe shkatërrimi janë të papranueshme. Qytetaria durrsake që është…
Posted by Emiriana Sako on Friday, December 11, 2020





