Kreu i departamentit për pushtetin vendor në PD-në e Durrësit, Petro Vokopola, paralajmëron një pritje të veçantë në Durrës, më 21 dhjetor për kryeministrin Edi Rama.

Kreu i ekzekutivit deklaroi nga Ohri se Durrësi do të jetë qyteti mikpritës për takimin e rradhës të mini Shengenit ballkanik.

Vokopola paralajmëron se pritja e Ramës në qytetin bregdetar nuk do të jetë aq miqësore.
“Por dhe ne do te jemi te gatshem t’i mirepresim me “buqeta lulesh””, shkruan ai në një postim në rrjete sociale.

Postimi i plotë:

Me 21 dhjetore do mblidhemi perseri  tha  Edvin Popovici, per shengenin Ballkanik. Zhvillimi i ketij takimi te rendesishem do te jete Durresi, enderra e kahershme  Serbise per ta gllaberuar. Sinjale me te qarta te mbushura dhe me simbolika nuk besoj se ka. Por dhe ne do te jemi te gatshem t’i mirepresim me “buqeta lulesh”.