Kreu i departamentit të pushtetit vendor pranë PD Durrës, Petro Vokopola fajëson institucionet shtetërore për rritjen e rasteve të të infektuarve me Covid-19. Sipas tij, “vendi ku Covidi lundron i qetë nga një mushkëri në tjetrën janë pikërisht institucionet tona shtetërore”.

Në statusin e tij, Vokopola vë theksin në shërbimin që u ofrohet njerëzve nga institucionet e shtetit, shërbim që ai e cilëson “formë çnjerëzore për të trajtuar qytetarët”.

Statusi i Petro Vokopolës:

I vetmi vend ku Covidi lundron i qetë nga një mushkëri në tjetrën janë pikërisht institucionet tona shtetërore. Nqs do të bëhej një hetim me testime tamponash kete do ta vërtetonte lehtësisht. Në asnjë subjekt privat nuk gjen grumbuj njerëzish të trajtuar në këtë formë çnjerëzore siç institucionet tona trajtojne qytetarët të cilët pagohen nga parat e tyre. Është e njëjta gjë ku punonjësi të dhunoj pronarin që e mban në punë me rrogë!

I vetmi vend ku Covidi lundron i qetë nga një mushkëri në tjetrën janë pikërisht institucionet tona shtetërore. Nqs do…

Posted by Petro Vokopola on Tuesday, July 21, 2020