13 tetor 2014 – Ndeshja Serbi-Shqipëri po sjell kujtime të sfidës mes Flamurtarit e Partizanit të Beogradit në vitin 1987.
Ndeshja e nesërme mes Kombëtares shqiptare dhe Serbisë ka risjell kujtime nga sfida mes Partizanit të Beogradit dhe Flamurtarit në vitin 1987.
E, në një fotografi të rrallë që po qarkullon në internet, shihet atëkohë lojtari kryesor i Partizanit, Fadil Vokrri, bashkë me Sokol Kushtën e Vasil Rrucin.
Gjithashtu, në prapavijë mund të vërehen fotografitë e Enver Hoxhës e Ramiz Alisë.
Ndryshe, Flamurtari e fitoi këtë ndeshje 2:0.





