16 dhjetor 2013- Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka reaguar lidhur me përmendjen e emrit të saj në media, ku vihej në dukje lidhja e saj farefisnore me një nga personat e implikuar në kontrabandën e naftës dhe alkoolit.   Vokshi vë në dukje se, pa mohuar lidhjen farefisnore me kushërirën e saj, dëshiron të distancohet publikisht nga çështja e dyshuar e kontrabandës nga Mali i Zi drejt Durrësit, si dhe u bën thirrje organeve të drejtësisë që të kryejnë punën e tyre pa asnjë lloj hezitimi dhe pa asnjë lloj ndikimi nga kushdo qoftë.   Ajo shprehet se nuk ka asnjë lidhje me aktivitetin, për të cilin dyshohet se është e implikuar kushërira e saj, Zyhra Vokshi.