Ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi shkruan në Facebook se qeveria shqiptare nuk po zbaton kërkesën e OBSH për kryerjen e më shumë testeve të COVID-19.
Duke publikuar shifrat e javës së fundit, Vokshi thekson se rastet e të prekurve janë rritur ndjeshëm, por jo numri i testeve.
POSTIMI I VOKSHIT
Organizata Botërore e Shëndetësise (OBSH) përsëriti thirrjen që Qeveritë të testojnë sa më shumë persona të dyshuar.
#testoni
#gjurmoni
#trajtoni
#izoloni
OBSH thotë se kjo është mënyra e vetme për të ulur trendin e frikshëm të përhapjes së virusit COVID 19 në vende të ndryshme të botës.
Fatkeqësisht, qeveria shqiptare nuk po i zbaton kërkesat e OBSH.
Cila është situata në Shqipëri?
Javën e fundit rastet e të prekurve janë rritur ndjeshëm por jo numri i testeve.
- E enjte: 32 teste, 5 raste
- E premte: 35 teste, 6 raste
- E shtunë: 46 teste, 6 raste
- E diel: 33 teste, 13 raste
- E hënë: 45 teste, 15 raste
- E martë: 74 teste, 19 raste
- E mërkurë: 111 teste, 23 raste
Edi Rama po ndjek një taktikë të gabuar, duke kontribuar në përhapjen e virusit në një numër më të lartë qytetesh të vendit. Duke mos i testuar, duke mos i gjurmuar rastet e dyshuara, trajtimi dhe izolimi i virusit është bërë më i vështirë.
Pjesa më e madhe e personave të infektuar kanë shkuar në spital në gjendje kritike shëndetësore dhe në rrezik për jetën.
Ajo që e bën edhe më alarmuese situatën është shtimi i rasteve të personelit mjekësor dhe stafit mbështetës spitalor. Kjo rikthen vëmendjen tek shqetësimi ynë kryesor se personeli shëndetësor është shumë i pambrojtur përballë virusit tinzar dhe agresiv.
Në kushtet e rëndimit të situatës, ka ende #një mundësi për të ngadalësuar përhapjen e virusit e për të shpëtuar sa më shumë jetë: Qeveria të zbatojë në mënyrë rigoroze kërkesat e OBSH:
#test
#trace
#treat
#Isolate





