Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka reaguar pas deklaratës së kreut të Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, se do ta padisë për shpifje.
Në një postim në Facebook, Vokshi shkruan se dosja Nr.399 "bërtet" shumë fort, ndërsa e paralajmëron Dakon se ditët në burg janë monotone, e të fortët i shtyjnë me barcaleta dhe me anekdota.
STATUSI I PLOTË
DOSJA Nr. 339 “BËRTET” SHUMË FORT
Më vjen mirë që Zoti Dako ka filluar të mbledhë barcaleta.
Thuhet, se ditët në burg janë monotone, e të fortët i shtyjnë me barcaleta dhe me anekdota.
Është përgatitje e mirë për të ardhmen që e pret. Banditët politikë dhe banditët e rrugës do të përfundojnë në burg që të clirohet Durrësi dhe gjithë Shqipëria nga krimi, betoni dhe xhuxhëria njerëzore dhe mendore.
Dosja nr. 339 “bërtet” shumë fort.
As statuset e rëndomta të shkruara në dëshpërim, as kërcënimet me padi, nuk e shpëtojnë dot z. Dako nga destinacioni i rradhës: burgu.





