Anëtarja e Komisionit të Rithemelimit të PD-së, Albana Vokshi ka dhënë shifrat për pjesëmarrjen në referendumin për shkarkimin e Lulzim Bashës.

Vokshi tha se për 4 orë kanë votuar rreth 11 mijë e 600 anëtarë të PD-së në të gjithë vendin, ku në Durrës kanë votuar 1191 demokratë.

Ndërkohë, sipas Vokshit pritet që në orët në vijim të ketë një fluks akoma më të madh në qendar e votimit për të votuar refrendumin.

Fjala e plotë e Albana Vokshit:

Interesi i demokratëve për të votuar është shumë i lartë, është një nga ditët më të rëndësishme të pluralizmit politik në të gjithë vendin. Ka radhë të gjatë në qendrat e votimit, ka qytetarë që mund të presin me orë të tëra.

Shkodër 1080

Lezhë 1100

Kukës 915

Dibër 548

Durrës 1191

Tiranë 2566

Elbasan 731

Berat 251

Korçë 855

Fier 1535

Gjirrokastër 485

Vlorë 423

Në çdo qendër ka fluks, dhe në momentet që ne flasim ky fluks do të jetë edhe më i lartë.

Edhe Rama edhe Basha kanë kërkuar që ta pengojnë këtë Referendum, që është një ngjarje e paprecedentë për politikën shqiptare.