DURRËS, 11 qershor 2013– Kandidatja e Partisë Demokratike Albana Vokshi pati një takim që e vlerëson emocionues me të rinjtë e Shënavlashit, të cilët votojnë për herë të parë.

“Partia Demokratike dhe kryeministri Berisha ka një program ambicioz për punësimin e të rinjve. Gjatë mandatit të ardhshëm qeverisës, do të hapen 150 mijë vende pune për të rinjtë. Për të inkurajuar punësimin e të rinjve, ne kemi hequr të gjitha taksat për të diplomuarit nga universitetet dhe programet e formimit profesional për tre vitet e para të punësimit të tyre. Votoni numrin 44! Votoni Partinë Demokratike!”- tha kandidatja demokrate në fjalën e saj.

Më pas takimi ka vijuar me realizimin e fotove mes kandidates dhe të rinjve, shumë prej të cilëve do e ushtrojnë për herë të parë të drejtën e votës në këto zgjedhje.

Në fundjavë, Vokshi ka realizuar takime me banorë të fshatrave të komunës Rrashbull, si dhe ka ndjekur nga afër punimet për ndërtimin e rrjetit të furnizimit me ujë të pijshëm të kësaj komune.

/v.q. Agjencia e lajmeve „Dyrrah“/