Erzeni ruan kreun e renditjes në volejboll për meshkuj, pas fitores 3-0 që arriti në “Fahrie Hoti” ndaj Farka Volley, një fitore e lehtë e skuadrës shijakase, që ngjitet në kuotën e 16 pikëve pas ndeshjeve të javës së 6-të të Kampionatit Kombëtar.

Skuadra kryeqytetase nuk arriti në asnjë moment të rivalizojë, ishte gjithnjë në ndjekje, pa patur mundësi të rivalizojë me kampionët e Erzenit, që e merituan fitoren.Po 3-0 fiton edhe Partizani, që mundi Teutën në “Ramazan Njala” të Durrësit, duke u rikthyer te fitorja pas gati një muaji.

Ky është suksesi i dytë në kampionat për kryeqytetasit, që u jep disi frymëmarrje pas disa rezultateve negative. Ndeshja u dominua nga Partizani, superior karshi Teutës në të trija setet, duke e dominuar ndeshje dhe fituar atë me meritë, ndërkohë që durrsakët vijojnë të zhgënjejnë, duke mbyllur renditjen pa asnjë pikë.