Pas një kampionati fantastik në Serinë A2, duke qenë protagonistja kryesore në ngjitjen e Romës në elitën e volejbollit italian, Erblira Bici e ka filluar në mënyrë të shkëlqyer edhe edicionin 2023-2024 në Serinë A1. 

Kapitenia e kombëtares shqiptare të volejbollit  vazhdon të performojë në Lega Volley Femminile me Aeroitalia Smi Roma duke u renditur në pesë më të mirat e Seria A1.

Erblira Bici është një shembull për tu marr nga brezat e rinj të volejbollit shqiptar. Ajo gjithashtu renditet në vendin e tretë për sa i përket volejbollisteve me zhytje të suksesshme.