Teuta – Skënderbeu, 2-3 (19-25, 28-26, 25-18, 26-28, 10-15)
Ashtu si në fazën e parë, Skënderbeu mposht sërish Teutën, këtë herë në pallatin e sportit “Ramazan Njala” të Durrësit me shifrat 3-2, në takimin që mbylli javën e 8-të të Kampionatit Kombëtar në Volejboll për femra.
Ndeshja e shtyrë 24 orë nga FSHV-ja, dhuroi emocionet dhe rivalitet në shumicën e kohës edhe pse shpesh luhatja e lojës së të të dyja skuadrave ishte e dukshme. Fillimisht janë korçaret që udhëheqin 1-0 me sete, para se të vijë përmbysja e Teutës, që do ta shohë veten në avantazh 2-1. Por volejbollistet e Skënderbeut nuk heqin dorë, dhe pasi i shpëtojnë humbjes në pikët shtesë të setit të katërt, fitojnë 15-10 setin final dhe krejt takimin 3-2. Kjo fitore mban Skënderbeun në vendin e tretë, tashmë gjithnjë e më pranë zonës së play off-it, ndërsa Teuta ngjitet në kuotën e 10 pikëve, por larg kryesuesve.
Renditja: Barleti Volej 24 pikë (8/0), Tirana 21 pikë (7/1), Skënderbeu 16 pikë (6/2), Partizani 12 pikë (4/4), Vllaznia 10 pikë (3/5), Teuta 10 pikë (3/5), Elbasani 3 pikë (1/7), Flamurtari 0 pikë (0/8).