Me ndeshjet Teuta-Vllaznia, Superliga e volejbollit të femrave ka mbyllur javën e 13-të, e cila është java e parafundit për sezonin e rregullt. Skuadra durrsake fitoi me rezultatin 3-1 për një 1 orë e 44 minuta në pallatin e sportit “Ramazan Njala”.

Teuta mori setin e parë 25-22, ndërsa me të njëjtin rezultat u përgjigj Vllaznia në të dytin. Bregdetaret kaluan sërish përpara, teksa morën setin e tretë 25-21, për t’i mbyllur llogaritë, duke fituar edhe të katërtin 25-18.

Me këtë fitore vajzat e drejtuara nga trajneri Edmond Jazexhi ngjiten në kuotën e 14 pikëve në vendi e gjashtë, ndërsa Vllaznia është e parafundit dhe duhet të bëjë llogaritë me “play out”-in.