Partizani kampion në volejboll për femra e ka nisur mbarë kampionatin, duke marrë 3 pikët e para, ashtu sikurse edhe Teuta e Tirana, që kryesojnë renditjen pas ndeshjeve të javës së parë.
Pa probleme fiton edhe Teuta, që mundi 3-0 Lushnjën, ndeshje e luajtur në Krutje e ku në fushë dominoi gjatë gjithë kohës skuadra durrsake.
Vendaset tentuan të rivalizojnë disi në setin e dytë, por pa forcën e duhur, ndaj Teuta mori 3 pikë të lehtë në këtë debutim sezonal.