Teuta – Skënderbeu, 3-0 (25-23, 28-26, 25-21)
Renditja: Barleti Volej 2 pikë, Teuta 2 pikë, Skënderbeu 1 pikë, Elbasani 1 pikë.
Në Tiranë dhe Durrës janë luajtur ndeshjet e ditës së parë eliminatore të Kupës së Shqipërisë në volejboll për femra. 8 skuadrat e Grupit A1 në kampionat janë ndarë në dy grupe, për të përcaktuar 4 skuadrat gjysmëfinaliste. Në Grupin A, ndeshjet e të cilit luhen në qytetin e Durrësit, fitore të vështirë arriti Teuta, që pas gati 2 orësh lojë mundi 3-0 Skënderbeun, në një duel që gjithnjë u vendos në pikët e fundit apo në ato shtesë. Një sukses që afron durrsaket me gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë.
Ndërsa skuadra kampione e Barleti Volej fitoi me lehtësi 3-0 dhe brenda 60 minutash ndaj Elbasanit. Ky i fundit nuk pati asnjë shans të mposhtë vajzat kampione, që e dominuan takimin dhe fituan me meritë pikët e para në grup, duke udhëhequr renditjen.