Elbasani – Teuta, 0-3 (13-25, 12-25, 13-25)

Java e 11-të e Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për femra ka nisur me takimin Elbasani-Teuta, fituar me lehtësi 3-0 nga skuadra mike. Një ndeshje e vlefshme për Grupin A1, me Teutën që ka bërë një paraqitje të mirë ndaj Elbasanit të vendit të fundit, duke marrë 3 pikë të rëndësishme për renditje.

Fitorja e volejbollisteve mike ishte e lehtë, pasi e dominuan ndeshjen në të trija setet, që ishin fotokopje të njëra-tjetrës. Ky është suksesi i nëntë sezonal për skuadrën durrsake.