Teuta – Elbasani, 3-1 (25-21, 24-26, 25-16, 25-19)

Java e 13-të e Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për femra është mbyllur me fitoren e Teutës, 3-1 ndaj Elbasanit, sukses që mban ende në lojë për një vend në play off skuadrën durrsake. Teuta, pas tri pikëve të marra në “Ramazan Njala” ndaj Elbasanit, ngjitet në vendin e pestë në klasifikim, një pikë pas Partizanit. Por këto dy ekipe do të përballen të shtunën mes tyre në kryeqytet, për të përcaktuar ekipin e katërt dhe të fundit që shkon në play off. Për sa i përket fitores së sotme ndaj Elbasanit, ajo ishte e merituar edhe pse mikeshat fituan një set, atë të dytin, në pikët shtesë.

Renditja: Barleti Volej 39 pikë (13/0), Tirana 36 pikë (12/1), Skënderbeu 25 pikë (9/4), Partizani 18 pikë (6/7), Vllaznia 15 pikë (5/8), Teuta 17 pikë (5/8), Elbasani 6 pikë (2/11), Flamurtari 0 pikë (0/13).