Teuta ka vuajtur disi, por në fund ka siguruar një biletë për në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë në volejboll për femra, pas fitores 3-1 ndaj Skënderbeut, një ndeshje që vuri përballë njëra-tjetrës dy ekipet pretendente për një vend për më tej.

Të dyja skuadrat synonin fitoren në takimin e luajtur sot në “Asllan Rusi”, që do të thoshte kualifikim, por në fund fitoi Teuta, që përmbysi avantazhin fillestar të ekipit korçar.

Skënderbeu fiton setin e parë, por vetëm kaq, pasi më tej janë durrsaket që kanë komandën e lojës, duke fituar tri setet e tjera. Edhe seti i tretë dhuron disi rivalitet e emocione, por në pikët e fundit Teuta fiton 25-23, duke shuar çdo shpresë të ekipit korçar dhe renditet në vendin e dytë.