Teuta mban ende gjallë shpresat për një vend në gjysmëfinalet e play off-it të Kupës pas fitores 3-1 ndaj Lushnjës, ndeshje e dominuar dhe fituar pa shumë mund nga vajzat durrsake. Mikeshat nga Lushnja rivalizuan vetëm në një set, atë të dytë, të cilin e fituar me meritë, por kjo ishte shumë pak për të dalë fitues nga e tërë sfida.
Në tri setet e tjera, epërsia e ekipit të Teutës ishte e madhe, që e dominoi lojën në fushë, duke i fituar setet me diferenca të mëdha pikësh. Lushnja i thotë “lamtumirë” këtij turneu, ndërsa Teuta do të tentojë nesër ndaj Mirditës surprizën, për të siguruar një vend në gjysmëfinalet e Kupës.