Janë luajtur dy ndeshjet e dyta eliminatore të play off-it në volejboll për femra, duke përcaktuar dy ekipet e mbetura gjysmëfinaliste, që do të vijojnë garën për titullin kampion. Pas Barleti Volley dhe Partizanit, të kualifikuara që më parë, kanë avancuar më tej edhe Tirana e Teuta, që eliminuan respektivisht Vllazninë e Skënderbeun.

Teuta preu një biletë për në gjysmëfinale pas fitores 3-0 që arriti në Korçë ndaj Skënderbeut vendës. Ndryshe nga ndeshja e parë, sot durrsaket fituan me më shumë lehtësi, duke hasur rezistencë nga korçaret vetëm në setin e tretë, fituar 28-26 në pikët shtesë.

Ndërsa në dy setet e tjera loja u dominua nga volejbollistete e Teutës, ndjeshëm më superiore në parket, duke e merituar fitoren dhe kualifikimin për në gjysmëfinale. Në fazën gjysmëfinale të play off-it, Teuta do të luajë ndaj Barleti Volley.