Teuta në volejboll për meshkuj, është përforcuar me dy volejbollistë brazilianë.
Jorge Augusto dhe Gabriel De Arruda, vijnë nga Brazili i largët dhe do të jenë një vlerë e shtuar në ekipin e drejtuar nga Mirion Vllamasi.
Gabriel është pasues, ndërsa Jorge luan në sulm në pozicionin 4.
Me këto dy afrime, trajneri Vllamasi, ka gjetur sportistët që i nevojiteshin ekipit për skemat e tij.
Në këtë sezon, Teuta do të jetë një ekip konkurrues dhe i ka shfaqur qartë ambiciet e saj në ndeshjet e fundit.
Pas 5 ndeshjesh në Kampionatin Kombëtar të Volejbollit, Teuta ka grumbulluar 5 pikë, duke marrë dy fitore në dy ndeshjet e fundit dhe mban vendin e pestë.
Ndeshja e radhës për Teutën, është të mërkurën, kundër Elbasanit në orën 18:00 në pallatin e sportit “Ramazan Njala”, në Durrës.