Teuta në volejboll meshkuj ka mundur 3-0 Elbasanin në ndeshjen hapëse të javës së 14-të të Kampionatit Kombëtar, takim i luajtur në pallatin e sportit “Ramazan Njala” të Durrësit.

Një fitore disi e vështirë për djemtë e trajnerit Marangoni, që në dy setet e para kanë vuajtur disi për të mundur miqtë, që mbyllin renditjen pa asnjë fitore.

Gjithsesi, Teuta pati epërsi në shumicën e kohës, shkëputej gradualisht dhe në fund e meritoi fitoren. Një sukses që e rendit në vendin e katërt skuadrën durrsake, brenda zonës së play off-it, duke parakaluar në klasifkim Farkën.