Teuta – Vllaznia, 0-3 (18-25, 24-26, 17-25)

Surpriza në përfundim të javës së 12-të të Kampionatit Kombëtar në Volejboll për meshkuj. Tirana, që  ishte pushim, ka lëshuar kreun, i cili tashmë është në duart e Vllaznisë, që mundi 3-0 Teutën.Vllaznia ka marrë kreun pas fitores 3-0 arritur në Durrës ndaj Teutës, duke zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë. Humbja me Studentin në mesjavë nuk ka dekurajuar shkodranët, përkundrazi, ata kanë luajtur mjaft mirë dhe marrë një fitore të artë jashtë fushe, ndaj një rivali direkt për titull. Miqtë nga Shkodra e dominuan takimin dhe merituan tri pikët.