Pas futbollit, Formula 1 dhe regbisë, tashmë dhe volejbolli ka marrë vendimin për të dënuar Rusinë për shkak të sulmeve të saj ndaj Ukrainës.

Federata Ndërkombëtare e Volejbollit ka marrë vendimin që Botërori i Volejbollit për Meshkuj 2022 të mos luhet në Rusi.

Ky kampionat botëror do të zhvillohej mes datave 26 gusht-11 shtator të këtë viti, por për shkak të vendimit të marrë ende nuk është caktuar një datë tjetër zyrtare.

Ky vendim erdhi dhe pasi shumë federate të volejbollit kishin dërguar kërkesat e tyre që të mos luanin me Rusinë.

Gjatë ditëve në vijim do të merret vendimi se ku do të caktohet të luhet botërori i këtij viti.