Erblira Bici është një nga volejbollistet më të njohura shqiptare që luan në Itali. Ajo prej vitesh ka qenë lidere me ekipet që është aktivizuar.

Fillimisht te Mondovi në A2 e pastaj te Novara, skuadër me të cilën fitoi Kupën e Italisë dhe Champions League, ndërsa më tej u transferua te Busto Arsizio.Së fundmi mësohet se ajo ka kaluar në skuadrën e Kuneos, ku do të jetë sezoni i parë si titullare në kampionatin italian.

Sipas “La Gazzetta Dello Sport”, shqiptarja ka një eksperiencë të madhe dhe është mjaft e motivuar në sportin e volejbollit. Prestigjozja italiane s’lë pa përmendur edhe vitet e suksesshme në Shqipëri para se ajo të transferohej në Itali.