30 shtator 2015 – Firma Volkswagen ka njoftuar planet për të riparuar deri në 11 milionë automjete në mbarë botën, të cilat ishin pajisur me një program kompjuterik që shmang kontrollin e nivelit të ndotjes (programi në fjalë është i sofistikuar, nuk e ul ndotjen gjatë ngarjes së makinës, por futet në veprim kur ndjen se makina po testohet për këtë qëllim).
Kjo çështje shkaktoi një skandal, që i ka dhënë një goditje të rëndë reputacionit të industrisë së makinave gjermane.
Shefi i ri ekzekutiv i Volkswagenit, Matthias Mueller tha se kompania do të kërkojë në dy-tre ditët e ardhshme që të tërhiqen nga tregu makinat e pajisura me programin në fjalë, për t’u riparuar.
Sipas disa ekspertëve, kosto e riparimit mund ta kalojë shifrën e 6.5 miliardë eurove (7.3 miliardë dollarë). Firma Volkswagen po përballet me një presion të madh për trajtimin e krizës më të rëndë të biznesit në historinë e saj 78-vjeçare.
/S.L. portali DurresLajm/