Policia e Durrësit ka kaluar për ndjekje penale në Prokurori shtetasin A.Z, vjeç 73, banues në Kosovë, pasi dyshohet se, një ditë më patrë, në autostradë, tek mbikalimi Shëna Vlashit, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka goditur nga pas mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin R.K, vjeç 31, banues në Burrel.
Si pasojë e përplasjes mes dy mjeteve është dëmtuar pasagjerja e mjetit “Volkswagen”, shtetasja H.Z, vjeç 68, banuese në Kosovë.
Mësohet se e plagosura ndodhet ne spital jashtë rrezikut për jetën.





