Teuta U20 në volejboll për femra mori një fitore shumë të rëndësishme në javën e 7-t të Kampionatit Kombëtar përballë Partizanit.

Vajzat e talentuara durrsak të drejtuara nga trajneri Edmond Jazexhi, mposhtën 3-1 me sete ekipin e Partizanit në takimin e zhvilluar në Shijak.

Kjo sfidë u spostua në Shijak, për shkak se në pallatin e sportit “Ramazan Njala”, të dielën u zhvillua një kompeticion boksi.

Partizani është një kundërshtar direkt për vendin e dytë dhe Teuta, tregoi versionin e saj më të mirë duke e dominuar.

Pas javës së 7-t, Teuta qëndron në vendin e dytë në kampionat pas Dinamos kryesuese dhe është në garë për titullin kampion.