Teuta në volejboll për femra, zhgënjen në ndeshjen e javës së pestë të kampionatit përballë Dinamos, që fitoi 3-1 me sete në “Ramazan Njala”.
Vajzat durrsake e nisën keq ndeshjen, dume u mposhtur në dy setet e para me lehtësi nga Dinamo,
Pas tri humbjesh radhazi, dinamovitët e drejtuara nga Dinamon, që fitoi 25-20 dhe 25-14.
Në setin e tretë, durrsaket e trajnerit Edmond Jazexhi gjetën forca dhe arritën të reagonin mjaft mirë, për ta fituar me rezultatin e thellë 25-10, duke ngushtuar diferencat në 1-2.
Seti i katërt ishte spektakolar, pasi shkoi me disa pikë shtesë, ku herë ishte Teuta afër fitores e herë Dinamo.
Gjithsesi në fund Benilda Panganika, me një pikë nga shërbimi, ishte protagoniste e “match point”-it, duke vulosur setin 27-29 dhe të gjithë takimin 1-3 për Dinamon.
Për Teutën spikati kapitenia Romina Allamani, autore e 16 pikëve. Me këtë fitoren, Dinamo ngjitet momentalisht në vendin e katërt, në kuotën e 6 pikëve, ndërsa Teuta renditet e pesta me 4 pikë.