Teuta në volejboll për meshkuj, mori një fitore shumë të rëndësishme në Shkodër, duke mundur 3-1 me sete Vllazninë.
Bregdetarët fituan me përmbysje, pasi ishin shkodranët ata që e filluan më mirë ndeshjen duke marrë setin e parë 25-23.
Seti i dytë dhe i tretë ishin shumë të luftuar, me Teutën që fitoi me pikë shtesë, përkatësisht 24-26 dhe 25-27.
Teuta i mbylli llogaritë, duke marrë edhe setin e katërt 22-25 për të arritur suksesin e dytë sezonal në një takim që zgjat 2 orë e 4 minuta.
Me këtë fitore Teuta kaloi Vllaznisë, duke u ngjitur në vend të pestë në kampionat, me shkodranët që zbresin në vendin e parafundit.
Renaldo Bushpepa me 21 pikë, ishte shënuesi më i mirë në radhët e Teutës, ndërsa për spikati Nikolin Qafarena, autor i 23 pikëve.
Edhe femrat e Teutës në volejboll, morën një fitore të madhe në Shkodër, duke mundur 3-1 me sete Vllazninë.