Gjallërohet Durrësi për të dytën fundjavë nga fëmijët të shoqëruar nga nënat e tyre.

Sot ishte radha e nënave me fëmijë deri në 10 vjeç për të dalë nga shtëpia deri në orën 11:00 në këmbë në qendrat urbane.

Në Durrës, këtë të diel është vënë re një numër shumë i madh nënash që kanë marrë për dore të vegjlit e tyre dhe kanë shijuar orët e lirisë.

Por krahas nënave me fëmijë, në Durrës kishte edhe baballarë që kanë thyer karantinën për të shoqëruar fëmijët në xhiro, apo edhe ndonjë gjysh tek-tuk, të cilët duhet të qëndronin të mbyllur brenda deri të hënën në orën 05:00.

“DurrësLajm”përcjell pamjet nga një Vollgë që gumëzhin me gjallëri dhe zërat e bukur të fëmijëve.