Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e prokurorisë për të thirrur si dëshmitar në gjyqin ndaj Emiljano Shullazit ish-kreun e Hipotekës, Ilirjan Muho.

Gjatë seancës së kaluar, ish-kryeregjistruesi i Durrësit Jurgis Çyrbja, deklaroi se kishte diskutuar disa herë me kryeregjistruesin Ilirjan Muho lidhur me regjistrimin e ish-hotel Vollgës.

Shkresa për të kryer regjistrimin e pronës kishte ardhur nga zyra qendrore, e cila më vonë kishte sjellë një tjetër shkresë për kufizim të regjistrimit.

Në seancën e radhës që do të mbahet me 12 shtator do të pyeten edhe Luljeta Kodra, Fejzi Kodra, Besnik Musai dhe Renato Torja.

Ndërkohë në seancën e sotme dëshmoi noterja Drita Pepi, e cila deklaroi se kishte noterizuar akte të përgatitura më parë në studio.

Pepi tha se “aktet janë nënshkruar nga Ylvi Beqaj e Emiljano Shullazi me vullnet të plotë”.

Ndërkohë dëshmitari tjetër, Sali Canga, u shpreh: Ylvi Beqaj më ka marrë borxh 150 mijë euro.