Gjykata për Krimet e Renda shtyn seancën për Emiljano Shullazin dhe 4 të bashkëpandehurit e tjerë. Shkak i shtyrjes së seancës ka qenë mungesa e dy prokurorëve, të cilët ndodhen jashtë vendit.

Në seancën e sotme priteshin tre ballafaqime, mes biznesmenit Ylvi Beqaj dhe shoferitë tij Romeo Tarja si dhe Besnik Musait, po ashtu dhe noteres Aida Spahiu për të zbardhur kontratën për ‘Vollgën’.

Besnik Musai është shoferi i Beqajt, ndërsa Romeo Tarja ish-bodigardi personal i biznesmenit. Gjykata ka pranuar ballafaqimet mes notereve dhe dëshmitarëve të mbrojtur për të hedhur dritë për mënyrën si u bë kontrata për Vollgën te noteri. Seanca e radhës për Emiljano Shullazin do të zhvillohet të mërkurën e ardhshme te Krimet e Rënda.