Kyçja e dyerve të disa prej shkollave që ishin përcaktuar se do të shërbenin si qendra votimi në Shkodër, ka bërë që disa qendra votimi të zhvendose në ambiente të tjera.
Mësohet se ato do po zhvendosen në institucionet e drejtorive rajonale. Qendër votimi do të jetë drejtoria rajonale e tatimeve, zyra e punësimit si dhe shërbimi rajonal social.
Gjatë ditës së sotme në Shkodër ka pasur përplasje gjatë shpërndarjes së materialeve zgjedhore, pasi bashkia nuk ka lejuar futjen e tyre në ambientet që administrohen prej saj.





