Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen do të vizitojë Tiranën ditën e sotme, me një agjendë të ngjeshur takimesh. 

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen pritet të mbërrijë në Kryeministri në orën 15:00 ku do të zhvillojë një takim me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Pas takimit, Kryeministri Edi Rama dhe Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Rreth orës 17:00, Kryeministri Edi Rama dhe Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, do të marrin pjesë edhe në ceremoninë e hapjes së Kolegjit të Europës.