“Panorma” politike në Mbretërinë e Bashkuar është si vijon: Kryeministri me origjinë indiane Rishi Sunak, kryeministri i parë i Skocisë, muslimani Humza Yousaf, kryeministër i parë i Irlandës së Veriut, katolikja Michelle O’Neill dhe tani kryeministri i parë i Uellsit, i vetmi kryeministër me ngjyrë, Vaughan Gething.
Kjo do të thotë se asnjë komb në Mbretërinë e Bashkuar nuk drejtohet tani nga një britanik protestant i bardhë.
“Sot po kthejmë një faqe në historinë e kombit tonë. Jo vetëm sepse kam nderin të jem lideri i parë me ngjyrë në çdo vend europian, por sepse kjo tregon edhe progresin e madh të brezave”, tha ai pas votimit për ndryshimin e lidershipit në Partinë e saj Laburiste.
Von Gething ka qenë më parë ministër i financave në Uells. Ai festoi ditëlindjen e tij të 50-të të premten dhe është në Parlamentin e Uellsit, i njohur edhe si Senedd, që nga viti 2011.
Babai i tij është uellsian, ndërsa nëna është nga Zambia. Ai lindi në vitin 1974 në kryeqytetin e Zambisë, Lusaka, ndërsa prindërit e tij u larguan nga kontinenti afrikan vetëm dy vjet më vonë.